Disa qindra faqe tė pėrkthyera nga gjuhė tė ndryshme, vetėm pėr Shqipėrinė dhe shqiptarėt, nė njė shtrirje kohore qė nga shekulli VI para erės sė re, deri sot.
Flasin historianė tė lashtėsisė: qė nga Herodoti e Tit Livi; Gregoras Nicephorus, Chacocondylas, Leunclavius, Lavardin e deri tek Possenti, Cantacuzenus, Pachymeres e Villeharduin.
Janė shfrytėzuar studimet historike edhe tė historianėve bashkėkohorė, si: Hammond e Arnold Tonybee.
Pėr herė tė parė 'flet shqip' Wiliam Plomer me "Diamandin e Janinės". "I ftuar" ėshtė edhe albanologu i shquar Robert Elsie me introduksionin e tij pėr 'Seyahatnamenė' e Evlia Ēelebiut.
Ėshtė historia e njė vendi qė ka si 'protagonistė" gjeneralė tė ushtrive pushtuese apo tė atyre ndėrluftuese nė kėto treva: qė nga Konsulli Romak, Sulpicius Galba e mė pas, Qezari dhe Pompeu i Madh, e deri tek Karli I Anzhuin dhe Sulltan Mehmeti II nė rrethimet historike tė Kalasė sė Belgradit..
Mė shumė se 40 udhėtarė tė huaj, anglezė, irlandezė, gjermanė, austriakė italianė dhe francezė,rumunė,kronikanė turq dhe turistė amerikanė, pėrshkruajnė me emocione bukurinė e veēantė tė natyrės sė kėtij vendi dhe pasurinė shpirtėrore tė kėtij populli.
Midis tyre gjen: Misionerė apo diplomatė tė huaj tė tė gjitha kohėrave, politikanė dhe personalitete tė shquar , si : Koloneli Lik, Pokevili i famshėm, Aubrey Herbert, Lorenzoni e deri tek Perez De Kuelar. Poetė dhe artistė tė mėdhenj, si: Bajroni, Eduard Liri, Edit Durhami etj.
Vizitorė tė shumtė, qofshin kėta, studiues, arkitektė, arkeologė, shkencėtarė, biologė, apo, edhe turistė , si: Evlia Ēelebi, Kurzoni, Patsch, Burileanu, Rikakes, Popp, Baldaēi e sė fundi, Filip Winn dhe turisti amerikan, W. Schroeder .
AUTORI
GOLGOTHA-ja E SHQIPTARĖVE.
Nė bregun lindor tė Adriatikut, tre ditė tė mira udhėtim qė nga Vjena, jetojnė shqiptarėt, njė popull autokton, i cili nė shekuj ka luftuar pėr liri dhe pavarėsi kundėr armiqve dhe pushtuesve tė ēdo lloji. Ata kanė ditur si tė ruajnė origjinalitetin e tyre me gjithė luftrat e parreshtura qė kanė bėrė dhe nga pėrmbysjet historike qė kanė ndodhur herė pas here. As vala e madhe e emigrimit as edhe betejat kundėr sėrbėve, turqve dhe armiqve e pushtuesve tė tjerė, nuk ka mundur tė pengojė shqiptarėt pėr tė mbajtur gjithmonė tė pastra dhe tė pandryshueshme tiparet e rralla tė tyre lidhur me racėn, gjuhėn dhe traditat e zakonet. Historia e kėtij kombi ėshtė njė vazhdimėsi e pandėrprerė betejash vdekjeprurėse kundėr armiqve tė egėr . Por as edhe betejat mė tė pėrgjakshme nuk kanė mundur tė shfarrosin kėtė racė tė fuqishme. Gjithashtu, jeta intelektuale e shqiptarėve ka qėnė e dukshme, pavarėsisht nga fakti qė pushtuesit janė pėrpjekur tė shkulin qė nė rrėnjė ēdo mundėsi tė zhvillimit kulturor. Ky komb i ka dhėnė Perandorisė turke gjeneralėt dhe shtetasit mė tė lavdishėm. Ligjvėnėsit mė tė shquar tė Perandorisė Otomane kanė qėnė me origjinė shqiptare. Veprat mė tė shquara nė letėrsinė turke, janė shkruar nga shqiptarėt. Pothuajse gjithė tregtarėt e Malit tė Zi, ishin me origjinė prej kėtij kombi. E njėjta gjė mund tė thuhet edhe pėr tregtarėt e shumė qyteteve rumunė. Nė Itali, gjithashtu, shqiptarėt kanė luajtur njė rol tė rėndėsishėm nė provinca tė ndryshme; nė Greqi, luftėtarėt mė tė guximshėm kanė qėnė me origjinė shqiptare. Nė vazhdim tė pėrmbysjes masive, shkaktuar nga Lufta Ballkanike, ėndėrra e vjetėr e kėtij kombi pėr tė fituar lirinė dhe pavarėsinė, mė nė fund, ishte gati pėr tu bėrė realitet. Superfuqitė evropiane vendosėn ti jepnin Shqipėrisė autonominė e njė shteti. Sidoqoftė, sėrbėt, tė kapur nga ethet e pushtimit, e shkatėrruan shpejt kėtė ėndėrr tė bukur tė kėtij kombi tė guximshėm dhe liridashės para se ajo tė bėhej realitet. Trupat sėrbe sulmuan Shqipėrinė duke vrarė e duke prerė. Pėr deri sa Fuqitė e Mėdha nuk na e lanė neve tė gjithė Shqipėrinė, atėhere sipas sėrbėve e vetmja rrugė ėshtė shfarrosja e shqiptarėve! 18 Tetor, 1912. Mbreti Petėr i Sėrbisė, lėshoi manifestin e tij: Drejtuar popullit sėrb ku midis tė tjerash ai deklaron: Qeveria turke nuk tregon asnjė farė kujdesi pėr shtetasit e saj dhe po e bėn veshin shurdh ndaj tė gjitha ankesave dhe protestave tė shumta. Ėshtė krijuar njė situatė e tillė qė nė Turqinė evropiane askush nuk ndihet mė i kėnaqur. Sėrbėt, grekėt, gjithashtu, edhe shqiptarėt e konsiderojnė kėtė qėndrim tė qeverive tė tyre turke tė papranueshėm.. Si rezultat, unė kam urdhėruar ushtrinė time, nė emėr tė Zotit, tė fillojė luftėn e shėnjtė me qėllim qė tė ēlirojė vėllezėrit tanė dhe tu sigurojė atyre njė jetė mė tė mirė. Ushtria ime do tė bashkohet nė Sėrbinė e vjetėr, me sėrbėt kristianė dhe ata myslimanė, tė cilėt janė pėr ne po aq tė dashur, gjithashtu, edhe me shqiptarėt myslimanė dhe tė krishterė, me tė cilėt, pėr 13 shekuj, kombi ynė ka ndarė sė bashku gėzimin dhe hidhėrimin. Ne do tu sjellim atyre lirinė, vėllazėrinė dhe barazinė.
Nuk kaloi as edhe njė gjysėm viti qė nga koha e kėtij manifesti solemn. Si e zbatuan sėrbėt premtimin e dhėnė pėr shqiptarėt nga Mbreti i tyre ? Ja pėrgjigja: U vranė mijėra vetė: burra, gra dhe fėmijė. Tė rriturit u torrturuan pėr vdekje, fshatrat u bėnė shkrumb ose u plaēkitėn krejt; gratė dhe vajzat e reja u pėrdhunuan dhe gjithė toka e shkrretuar dhe e shkatėrruar ishte mbytur nė gjak. Sėrbėt nuk erdhėn nė Shqipėri si ēlirimtarė tė popullit shqiptar por si xhelatėt e tyre. Nė Konferencėn e ambasadorėve tė Londrės u propozua qė kufijtė e Shqipėrisė do tė caktoheshin nė bazė tė vendimit tė njė komisioni tė krijuar pėr kėtė qėllim. Sėrbėt e pėrshpejtuan veprimtarinė e kėtij komisioni nėn presionin e armėve tė zjarrit dhe tė bajonetave. Ėshtė e pamundur qė tė pėrshkruhen krimet e tyre. Ndjenja e zemėrimit dhe e tmerrit qė buroi nga kėto krime i kaloi kufijtė, sidomos kur mendon se kėto skena makabre zhvillohen nė shekullin e njėzet dhe mu nė zėmėr tė Evropės, jo shumė larg nga qėndra e qytetėrimit botėror. Kjo ndjenjė bėhet akoma edhe mė shumė shqetėsuese kur mendon se asgjė nuk u bė pėr ti dhėnė fund kėtyre masakrave tė patreguara, me gjithė faktin qė, pėr muaj me radhė, tani, gazetarėt e gjithė vendeve vazhdojnė tė shkruajnė pėr kėto vrasje tė shėmtuara.
Njė popull i jashtėzakonshėm dhe i guximshėm po masakrohet para syve tė gjithė botės dhe Evropa, Evropa e Krishtere, Evropa e civilizuar, nuk thotė qoftė edhe gjysėm fjale rreth saj!
Dhjetra mijėra veta tė pambrojtur u masakruan, gratė u pėrdhunuan, tė rritur dhe fėmijė tė mbytyr pėr vdekje; qindra fshatra tė djegur dhe priftėrinj tė therrur. Dhe Evropa vazhdon tė qėndrojė indiferente! Sėrbia dhe Mali i Zi kanė vendosur tė rrėmbejnė njė tokė tė huaj. Por kjo tokė ėshtė e banuar nga njė popull i guximshėm dhe liridashės i cili me gjithė se nė shekuj i skllavėruar, kėtė zgjedhė tė huaj nuk do ta pranonte kurrė. Nė kėto kushte, e vetmja rrugėzgjidhje do tė ishte shfarrosja e shqiptarėve. Fshatra tė panumėrta u bėnė njėsh me tokėn, dhe njė sasi e panumėrt njerėzish u vranė nė mėnyrėn mė shtazarake. Aty, ku dikur lartėsoheshin shtėpitė e thjeshta e tė ndėrtuara me mundim, nė breza tė tėra, prej shqiptarėve tė gjorė, kishin mbetur vetėm grumbujt e gėrmadhave prej nga ende dilte tym. Njė komb i tėrė i mbytyr nė gjak - dhe Evropa nuk thotė asnjė fjalė! * * *
Qėllimi i kėtij artikulli ėshtė qė tė sensibilizojė ndėrgjegjen e qytetėrimit evropian. Fuqitė e mėdha duhet ti thonė ndal dhunės nė Shqipėri. Ekspedita e dhunshme e genocidit duhet tė ndalohet dhe njė komision ndėrkombėtar investigimi duhet tė ngrihet kundėr qeverisė sėrbe. Mbi tė gjitha, trupat sėrbo-malazese duhet tė largohen menjėherė nga tokat shqiptare dhe po ashtu tė ēlirojnė Shqipėrinė nga bllokada qė i kanė bėrė grekėt nė jug. Unė i bėj thirrje tė gjitha qeverive tė Fuqive tė Mėdha; unė i bėj thirrje gjithė qytetėrimit evropian nė emėr tė humanizmit, nė emėr tė civilizimit, nė emėr tė popullit tė mjeruar shqiptar! Unė i drejtohem popullit anglez, kombit qė nė kohėn e masakrave nė Armeni ngriti me kurajo zėrin nė mbrojtje tė tė shtypurve! Unė i drejtohem Francės, kombi, i cili gjithnjė ka provuar se ėshtė mbrojtėsi i njerėzimit dhe i tė drejtave tė tij.
Njė Komb fatkeq, duke pėrjetuar fatin e vet tė tmerrshėm, po bėn thirrje pėr ndihmė qė nga GOLGOTHA-ja e vet. A do ta dėgjojė Evropa kėtė klithmė?! (LEO FREUNDLICH - Vienė, 1913)
About PIRO TASE
PIRO (Marko) TASE
Lindur mė 9 Qershor tė vitit 1947 dhe banor i qytetit tė Beratit deri nė Shtator tė vitit 2000, kur, sė bashku me familjen, emigroi nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės.
Aktualisht, banor i pėrhershėm, i qytetit tė bukur tė Milluokit(WI), nė buzė tė Liqenit Miēigan.
Nė vitin 1964 mbaroi Shkollėn e Mesme Pedagogjike Babė Dudė Karbunara tė qytetit tė Beratit.
Nė vitin 1969, diplomohet si Mesues i Gjuhes dhe i Letėrsisė Shqipe pėr Shkollėn e Mesme nga Fakulteti i Historisė dhe i Filologjisė, pranė Universitetit tė Tiranės.
Nė vitet e mėvonshme, pranė kėtij Institucioni, ka pėrfunduar Kurset pas-universitare pėr: Gjuhėn Angleze, Italiane, Spanjolle, si dhe pėr Filozofi..
Nė vitin 2001, merr Diplomėn pėr English as a Second Language nga Instituti i Stratfordit.
Pėr njė kohė tė gjatė ka punuar si mėsues i gjuhės dhe i letėrsisė nė nė Shkollėn e Mesme tė Pėrgjithshme Babė Dudė Karbunara tė Beratit..
Duke qėnė pėr disa vjet nė postin e drejtuesit tė Bibliotekės sė qytetit iuu dha mundėsia qė tė takohet me vizitorė tė huaj: turistė, misionerė, shkrimtarė, studiues apo diplomatė tė ardhur nga vende tė ndryshme tė botės dhe i lindi idea pėr tė shkruar njė studim me temė: Te Huajt pėr Shqipėrinė dhe Shqiptarėt qė po i jepet sot lexuesit pas njė pune kėrkimore nėpėr bibliotekat mė tė mėdha tė Perėndimit.
Sė shpejti, ky libėr do tė ketė edhe variantin e vet nė gjuhėn Angleze.
AUTORI http://www.outskirtspress.com/PIROTASE http://outskirtspress.com/index.php