“Të Huajt për Shqipërinë dhe Shqiptarët,” PJESA I
BERATI
Paperback
Retail Price: $23.95
Paperback
Retail Price: $23.95
SHQIPËRIA DHE SHQIPTARËT
"TË HUAJT PËR SHQIPËRINË DHE SHQIPTARËT"
PIRO TASE
Disa qindra faqe të përkthyera nga gjuhë të ndryshme, vetëm për Shqipërinë dhe shqiptarët, në një shtrirje kohore që nga shekulli VI para erës së re, deri sot.
Flasin historianë të lashtësisë: që nga Herodoti e Tit Livi; Gregoras Nicephorus, Chacocondylas, Leunclavius, Lavardin e deri tek Possenti, Cantacuzenus, Pachymeres e Villeharduin.
Janë shfrytëzuar studimet historike edhe të historianëve bashkëkohorë, si: Hammond e Arnold Tonybee.
Për herë të parë 'flet shqip' Wiliam Plomer me "Diamandin e Janinës". "I ftuar" është edhe albanologu i shquar Robert Elsie me introduksionin e tij për 'Seyahatnamenë' e Evlia Çelebiut.
Është historia e një vendi që ka si 'protagonistë" gjeneralë të ushtrive pushtuese apo të atyre ndërluftuese në këto treva: që nga Konsulli Romak, Sulpicius Galba e më pas, Qezari dhe Pompeu i Madh, e deri tek Karli I Anzhuin dhe Sulltan Mehmeti II në rrethimet historike të Kalasë së Belgradit..
Më shumë se 40 udhëtarë të huaj, anglezë, irlandezë, gjermanë, austriakë italianë dhe francezë,rumunë,kronikanë turq dhe turistë amerikanë, përshkruajnë me emocione bukurinë e veçantë të natyrës së këtij vendi dhe pasurinë shpirtërore të këtij populli.
Midis tyre gjen:
Misionerë apo diplomatë të huaj të të gjitha kohërave, politikanë dhe personalitete të shquar , si : Koloneli Lik, Pokevili i famshëm, Aubrey Herbert, Lorenzoni e deri tek Perez De Kuelar.
Poetë dhe artistë të mëdhenj, si: Bajroni, Eduard Liri, Edit Durhami etj.
Vizitorë të shumtë, qofshin këta, studiues, arkitektë, arkeologë, shkencëtarë, biologë, apo, edhe turistë …, si: Evlia Çelebi, Kurzoni, Patsch, Burileanu, Rikakes, Popp, Baldaçi e së fundi, Filip Winn dhe
turisti amerikan, W. Schroeder .
AUTORI
Paperback
Format: 6.14 x 9.21 Black & White Paperback, 540 pages
Publisher: Outskirts Press (Dec 15, 2007)
ISBN10: 1432714090
ISBN13: 9781432714093
Genre: STUDY AIDS / Study Guides